Lewis Hamilton ka thënë se ka gjasa që të largohet nga Formula 1 në fund të stinorit, mirëpo ka shtuar se ky skenar është shumë pak i mundur të ndodhë.
Kampioni i trefishtë i Formula 1, ka ofruar pak qartësi pas triumfit në garën për Shpërblimin e Madh të Britanisë të dielën, që ishte triumfi i tij i pestë në këtë garë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPiloti i Mercedesit ka lënë të kuptohet se është në formë jetësore dhe se gjithmonë dëshiron të dalë fitues.
“Pos të qenit me familjen time, momentet më të lumtura të tjera që kam pasur kanë qenë në veturë dhe në shpejtësi, dhe kjo kurrë nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Hamilton. “Sa u përket kontratave dhe gjërave të tjera, unë nuk mund të them se çfarë mund të ndodhë gjashtë muaj që nga tash. Por, ajo që e di është se më pëlqen garimi. Vërtet ndiej brenda vetes se jam duke ngarë bolidin më mirë se më përpara”.
Hamilton ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Mercedesin, ndërsa aktualisht zë vendin e dytë në renditjen e Formula 1 me vetëm një pikë më pak se lideri, gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel.
Derisa Hamilton ka gjetur balancën në jetë, duke udhëtuar vazhdimisht nëpër gara dhe ka bërë pushime në Greqi para garës në Silverstone, pyetjet që vazhdimisht i bëhen janë ato për përqendrimin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.