Mayweather - McGregor, “një cirk” që pritet të thyejë rekorde

Mayweather - McGregor, “një cirk” që pritet të thyejë rekorde

18 korrik 2017 10:29

Ithtarët e boksit të pastër janë totalisht kundërshtues ndaj këtij meçi, duke e vlerësuar si absolutisht të pabarabartë, por tifozët po e pëlqejnë idenë, duke u paraqitur deri në dhjetëra mijëra për të shikuar luftëtarët në ngjarjet e tyre promovuese.

Dhe ka shumë mundësi që kur mjeshtri i boksit Floyd Mayweather Jr të takohet me yllin irlandez të arteve marciale të përziera, Conor McGregor, më 26 gusht në Las Vegas, të jetë meçi më profitabil në histori të boksit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Mayweather, që gjithmonë pëlqen të flasë për para, ka thënë se pret të fitojë deri në 300 milionë dollarë nga kjo përballje, duke ua shtuar 800 milionëve sa i ka fituar deri më tash gjatë karrierës. McGregor ndërkohë pret që të katërfishojë të hyrat e tij gjatë karrierës.

Nuk është çudi që partneri afatgjatë i biznesit i Mayweatherit, Leonard Ellerbe, është duke u shfaqur shumë në disponim. Biznesi po duket shumë mirë. Ky është një meç, thonë promotorët, të cilin tifozët e kanë kërkuar dhe po shitet.

Rreth 10 mijë adhurues u paraqitën në Wembley Arena të Londrës të premten, kryesisht për të parë McGregorin dhe për të përshëndetur atë në ditëlindjen e tij të 29-të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme