Sport

Evertoni merr tri pikë të rëndësishme ndaj Chelseat

Descriptive Text

Evertoni ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në shtëpi. Mori tri pikë me vlerë në luftë për mbijetesë në Premier League.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Frank Lampard ka mposhtur Chelsean me shifrat 1:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të në Premier League.

Golin e tri pikëve e shënoi sulmuesi brazilian Richarlison në minutën e 47-të.

Me këtë fitore Evertoni pas 33 ndeshjeve është në pozitën e 18-të me 32 pikë.

Chelsea mbanë pozitën e tretë pas 34 ndeshjeve të luajtura me 66 pikë.