Sport

Totti konfirmon se do të bëhet drejtor i Romës

Francesco Totti ka konfirmuar se do të bëhet drejtor sportiv i Romës.

Legjenda romake ka luajtur ndeshjen e fundit për klubin më 28 maj, në paraqitjen e 786-të për klubin.

“Dua të nis këtë intervistë duke thënë se ka marrë fund karriera ime”, ka thënë ai për RomaTV. “28 maj ishte ditë historike, që më ka prekur shumë. Është ditë e cila do të jetë gjithmonë me mua. Është e vështirë të përshkruaj ndjenjat dhe emocionet që kam pasur. Pjesa ime si futbollist ka marrë fund, tani po nis një rol tjetër të rëndësishëm si drejtor. Shpresoj të bëj atë që bëra si futbollist në fushë”.