Banorët e Hogoshtit afër rregullimit të plotë të fushës së Kikës

Banorët e Hogoshtit afër rregullimit të plotë të fushës së Kikës

17 korrik 2017 17:44

Banorët e fshatit Hogosht të Kamenicës janë shumë afër rregullimit të plotë të fushës së klubit të futbollit Kika.

Pak ditë pasi nisën që t’i dalin në ndihmë klubit, banorëve të Hogoshtit tani iu ka mbetur vetëm edhe sistemi i ujitjes dhe mbjellja e barit.

Ditë më parë Koha Ditore shkroi se banorët e Hogoshtit kanë nisur të bëjnë punën për të cilën thonë se nuk e ka bërë Komuna e Kamenicës për dy vjet.

Ka dy vjet, siç njofton klubi Kika, që Kuvendi komunal kishte aprovuar ndarjen e 6.000 eurove për ndërtimin e një muri rreth fushës. Por investimi mbeti vetëm premtim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme