Sport

Pajtim Kasami te skuadra zvicerane Grasshoppers

Descriptive Text

Sulmuesi shqiptar Pajtim Kasami sezonin e ardhshëm do të luaj në skuadrën zvicerane, Grasshoppers.

Kështu raportojnë mediet zvicerane. Kasami sezonin e fundit luajti tek Nottingham Forest në formë huazimi nga Olympiakosi, transmeton kp.

Reprezentuesi i Zvicrës, ka refuzuar ofertën e skuadrës italiane, Chievo dhe thuhet se lojtari dëshiron të luaj tek Grasshoppers.