Sport

Ronaldo te Man. Utd është “mision i pamundur”

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të superyllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Në qershor është raportuar se Ronaldo është i pakënaqur pasi akuzohet për evazion fiskal dhe dëshiron të largohet nga Spanja, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Një rikthim te Manchester Unitedi, klubi nga i cili iu bashkua Realit për 94 milionë euro në vitin 2009, ishte përmendur si mundësi.

Mirëpo, i pyetur nëse është e mundur kjo, Mourinho ka thënë se nuk ka gjasa, pasi është një marrëveshje shumë e vështirë të realizohet sa i përket aspektit ekonomik.

Mourinho është pyetur për transferimin e mundshëm të Ronaldos pas fitores 5:2 të Man. Utd ngaj LA Galaxys të dielën në ndeshjen e parë parasezonale në SHBA... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.