Tetë të vdekur nga trazirat në një stadium në Senegal

Tetë të vdekur nga trazirat në një stadium në Senegal

17 korrik 2017 11:09

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë finales së kupës së ligës së Senegalit në Dakar të shtunën mbrëma, pas shembjes së një muri dhe shtypjeve të shkaktuara nga paniku, ka njoftuar Ministria e Sportit e Senegalit të dielën.

Ministri i sportit, Matar Ba, ka thënë se një vajzë e re është në mesin e viktimave, ndërsa 60 tifozë të tjerë të lënduar janë dërguar në spitale të ndryshme në Dakar, shkruan AFP, transmeton “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se do të merren masa të ashpra në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten në Senegal.

Një numër i madh i zjarrfikësve dhe pjesëtarëve të ndihmës së parë mbetën në skenë deri vonë të shtunën.

Incidenti ka ndodhur gjatë përballjes mes skuadrave lokale US Ouakam dhe Stade de Mbour.

Gjatë rezultatit 2:1 në shtesa, tifozët e US Ouakam nisën të hidhnin gurë në drejtim të tifozëve të Stade de Mbourit, duke i nxitur ata të lëshojnë ulëset e tyre në nxitim. Një pjesë e murit që ndante tribunat më pas u shemb, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës që shtoi panikun... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme