Sport

Ekipi shqiptar në CS:GO mposht ekipin rus pas dramës në vazhdime

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka fituar 19:17 në duelin kundër ekipit rus Entropiq, në kualifikimet për tuneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Bad News Eagles nuk e nisën mirë ndeshjen e parë kualifikuese kundër ekipit të 14-të në ranglistën botërore të CS:GO, Entropiq. Megjithatë, falë një përformance të mirë ata arritën ta çonin ndeshjen në vazhdime dhe të triumfonin 19:17.

Më i dalluar në këtë ndeshje ishte Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Performancë të mirë tregoi edhe Rigon “rigoN” Gashi.

Bad News Eagles do ta zhvillojnë edhe një ndeshje të enjten më vonë.

Ata janë shumë afër të kualifikohen në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ekipi i Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi

Dionis “sinoppsyy” Budeci

Genc “gxx-” Kolgeci

Rigon “rigoN” Gashi

Sener “SENER1” Mahmuti

Klesti “stikle-” Kola (Trajner)