Sport

Lucas Leiva i Liverpoolit sot zyrtarizohet në Lazio

Descriptive Text

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva ka arritur në Romë dhe sot pritet të kompletohet transferimi i tij në vlerë prej 5 milionë funtesh.

Lucas është lojtari më i vjetër i Liverpoolit dhe atë e ka sjellë ish-menaxheri Rafa Benitez me një kontratë prej 5 milionë funtesh nga Gremio, para më shumë se një dekade, transmeton Koha.net.

Ai bëri 31 paraqitje në të gjitha garat e sezonit të kaluar dhe menaxheri i tanishëm Jurgen Klopp atë e ka mbajtur kryesisht në pozitën qendër-mbrojtje.

30 vjeçari nuk ka luajtur në lojën miqësore të Liverpoolit me Wiganin të premten, sepse klubi ka rënë dakord për transferimin e tij në Lazio për 5 milionë funte.

Lucas, për dhjetë sezonet në Liverpool ka bërë 247 paraqitje, duke shënuar një herë dhe duke kontribuuar me 14 asistime.

Sipas Sky in Italy, Lucas sot do t’i nënshtrohet testit mjekësor para se të finalizojë transferimin e tij në Lazio.