Për kampionen e Wimbledonit, rëndësi kanë vetëm titujt Foto: Reuters

Për kampionen e Wimbledonit, rëndësi kanë vetëm titujt

17 korrik 2017 09:51

Fituesja e turneut Grand Slam të tenisit Wimbledon, Garbine Muguruza, thotë se më parë do të qëndronte në pozitën e dhjetë në renditje botërore dhe të fitonte më tepër Grand Slame, sesa të ngjitej në pozitën numër një në botë e të mos fitonte.

Muguruza të shtunën në finale mposhti me 2:0 në sete amerikanen Venus Williams, duke fituar Grand Slamin e saj të dytë, pas triumfit në “Roland Garros” në vitin 2016, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Muguruza në “Wimbledon” hyri si e 15-ta në renditje botërore dhe fitorja e shënuar në këtë Grand Slam do ta ngrejë atë në pozitën e pestë në renditjen botërore të WTA-së kur të publikohet të hënën.

Muguruza 23-vjeçare thotë se nuk shqetësohet fort për renditjen.

“Nëse je numër një natyrisht se është e jashtëzakonshme. Unë kam qenë numër dy në botë, numër tre dhe kam dështuar të fitoj një Grand Slam turne në atë kohë”, ka thënë Muguruza... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme