Latifi konfirmon largimin nga Skënderbeu

Latifi konfirmon largimin nga Skënderbeu

17 korrik 2017 09:12

Sulmuesi i krahut, kosovari Liridon Latifi, ka konfirmuar largimin nga klubi i futbollit Skënderbeu gjatë kësaj vere.

Largimin nga ekipi i Korçës, 23-vjeçari ka thënë se do ta bëjë menjëherë pas garave evropiane, ku po merr pjesë me Skënderbeun, shkruan sot “Koha Ditore”. Latifi të dielën për gazetën ka thënë se gjasat janë minimale që të mbetët në ekipin korçar.

“Besoj se pas ndeshjeve të Evropës do të largohem nga Skënderbeu. Gjasat janë minimale që të qëndroj te Skënderbeu edhe më gjatë. Por, Skënderbeu më ka dhënë shumë. Jam pjekur si lojtar i Skënderbeut. Do të luaj te Skënderbeu edhe në këto ndeshjet e Evropës. Shpresoj të shkojmë sa më larg së bashku, por kurdo që do ta mbyllim garën evropiane do të largohem”, ka thënë Latifi.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, me Skënderbeun ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme