Kosova pret përgjigjen e Hadërgjonajt brenda javës

Kosova pret përgjigjen e Hadërgjonajt brenda javës

17 korrik 2017 08:53

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, pret një përgjigje përfundimtare brenda kësaj jave nga mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj. Bunjaki ka kërkuar nga Hadërgjonaj të japë një përgjigje definitive nëse do t'i bashkohet apo jo Kosovës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.

“Jam në pritje të një përgjigjeje nga Hadërgjonaj. Duhet të na e japë brenda kësaj jave, nëse jo përfundon gjithçka. Jam në pritje të komunikimit edhe me përfaqësuesit e tij, nëse do të luajë në të ardhmen për ne apo do të vazhdojë me Zvicrën. Ai na ka thënë se deri më 1 shtator do të japë përgjigje, por për të nisur procedurat e dokumentacionit, duhet të kemi një përgjigje brenda javës”, ka thënë Bunjaki të dielën për gazetën.

Hadergjonaj 22-vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, pozitë në të cilën ka mungesë te Kosova. Ishte ndër lojtarët më të mirë tek Ingolstadti edicionin e shkuar të Bundesligës. Por ekipi tij nuk arriti të sigurojë mbijetesën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme