Amerikani Bamforth rrit shpresat e Kosovës

Amerikani Bamforth rrit shpresat e Kosovës

17 korrik 2017 08:41

Gjasat që basketbollisti amerikan, Scott Bamforth, ta ndihmojë përfaqësuesen e Kosovës në parakualifikimet e kampionatit botëror “Kina 2019” janë të mëdha.

Kështu ka thënë të dielën kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu. Ai pret që Bamforth t'i bashkohet Kosovës në fund të këtij muaji, shkruan sot “Koha Ditore”.

Basketbollisti i skuadrës italiane, Banco di Sardegna, është duke u rikuperuar nga një lëndim. I pari i federatës së basketbollit ka njoftuar se janë duke pritur raportin final nga mjeku për t'ia dhënë dritën jeshile Bamforthit që të paraqitet gjatë parakualifikimeve, që nisin në fillim të muajit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme