Sport

Bale dëshiron ta vazhdojë karrierën në La Liga

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi gjatë verës, por karrierën do ta vazhdojë në kampionatin spanjoll.

Uellsiani do të jetë futbollist i lirë në qershor, pasi klubi madrilen ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me të.

Sipas “El Chiringuito”, Bale dëshiron të qëndrojë në La Liga sepse familja e tij është e vendosur në Spanjë dhe i pëlqen stili i jetesës që ofron vendi. Ai mendohet të jetë i hapur për të shqyrtuar çdo ofertë.

Bale iu bashkua Madridit në verën e vitit 2013 nga Tottenhami dhe në 258 ndeshje për “Mbretërit” ka kontribuar me 106 gola dhe 67 asistime.