Peja ka shënuar fitore të thellë në përballjen e sotme ndaj Vëllaznimit.
Në palestrën e sporteve në “Karagaqi” me rezultat 135-91, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër vendasit më i miri në parket ishte Slobodan Miljaniq, i cili shënoi 29 pikë, pati nëntë kërcime dhe bëri 5 asistime. Ai u ndihmua nga Arti Hajdari që pati 26 pikë dhe një kërcim, si dhe Blend Matoshi që shënoi gjithashtu 26 pikë, pati nëntë kërcime dhe 5 asistime.
Kurse në radhët e ekipit gjakovar më i miri ishte Beq Kovaqi që shënoi 33 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime. Ai u ndihmua nga Kreshnik Avdija që shënoi 20 pikë, pati 7 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Atik Koshi me 18 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.