Barazimi i marrë me rezultatin 1-1 kundër Kairat Almatit nuk tregoi vetëm vlerat e ekipit të Skënderbeut, por edhe të disa lojtarëve të veçantë në ekip. Kryesisht të Liridon Latifit. Loja e mirë që sulmuesi i krahut nga Prishtina zhvilloi në Kazakistan, duke rezultuar rreziku kryesor për prapavijën e kundërshtarëve, ka ngjallur shumë vëmendje për ekipet e tjera që janë në kërkim të lojtarit.
Jo vetëm të pranishmit në stadium e kanë pëlqyer lojën e Liridon Latifit, të cilët në fund të takimit nuk i kanë kursyer elozhet për lojtarin e kombëtares shqiptare, por ka pasur edhe nga ata që kanë kërkuar menjëherë informacion në klub për këtë futbollist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të gazetës Panorama Sport bëjnë me dije se kanë qenë të shumtë skuadrat që kanë kontaktuar menjëherë klubin bardhekuq, i cili është tunduar disi nga këto oferta në drejtim të Latifit.
Burime të sigurta për Panorama Sport kanë treguar dje se klubi që ka bërë ofertën më të lartë për momentin te Skënderbeu për Latifin është Ostende. Mësohet se klubi belg ofron deri në 800 mijë euro, por korçarët po rezistojnë, pasi pretendojnë të fitojnë më shumë.
Si për koincidencë, klubi belg e nis aventurën europiane për këtë sezon nga turi i tretë paraeliminator i Ligës së Europës, raund të cilin Skënderbeu kërkon ta arrijë pas ndeshjes së kthimit.