Sport

Mourinho: Rikthimi i Ronaldos në United i pamundur

Jose Mourinho insiston se Manchester Unitedi asnjëherë nuk e ka konsideruar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar këtë një “mision të pamundur”, shkruan Goal.

32 vjeçari gjatë këtij afati kalimtar është lidhur me një rikthim në Old Trafford, pasi kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Reali për shkak të problemeve me taksa, transmeton Koha.net.

“Asnjëherë s’kemi menduar për këtë, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin e tij, një fuqi e madhe ekonomike. Nuk kemi gjetur asnjë arsye që Ronaldo mund të largohet. Nuk do t’i them klubit të shpenzojë kohën në lojtarët që janë mision i pamundur”, është shprehur Mourinho, pas fitores së ekipit të tij 5-2 në miqësorën ndaj LA Galaxy.