Sport

Sadiku e nis me gol aventurën te Legia e Varshavës

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka debutuar me gol në fanellën e Legia Varshavës.

Megjithatë goli i tij nuk e shpëtoi Legian nga humbja në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Gornikut, transmeton Koha.net.

Sadiku shënoi golin e vetëm për mysafirët në humbjen prej 3 me 1. Ai realizoi në minutën e 80 nga afërsia.