Aguero dëshiron qëndrimin te City

Aguero dëshiron qëndrimin te City

02 mars 2017 16:43

Përkundër formës së mirë që është duke kaluar ende nuk është përmbyllur e ardhmja e Sergio Agueros me Manchester Cityn.

Sulmuesi ka thënë se klubi ende nuk ka folur me të për të ardhmen e tij, por synimi i tij kryesor është që të qëndroj të klubi anglez, transmeton Koha.net.

“Tjetër gjë është klubi ta thotë, dhe tjetër të ma thotë mua. Gjithmonë kam thënë se në qershor do të vendoset gjithçka. Klubi mund të thotë çfarëdo që dëshiron, por në qershor duhet të takohet me mua. Por, qëllimi im kryesor është që të qëndroj por ende është larg kjo. Kam edhe tre muaj që të jap më të mirën time dhe shpresoj që të fitojmë ndonjë titull”, është shprehur Aguero, raporton BBC.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme