Mayweather – McGregor, nxehet meçi para se të fillojë

Mayweather – McGregor, nxehet meçi para se të fillojë

15 korrik 2017 18:03

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor e përfunduan katërditëshin promovues të meçit të boksit në Las Vegas në muajin gusht.

Edhe një herë tjetër në konferencë për shtyp situata ka filluar të bëhet më e zjarrtë ende pa filluar në ring, kësaj radhe para qindra tifozëve në Wembley Arena në Londër, transmeton Sporti në KTV.

I pamposhturi, amerikani Mayweather dhe kampioni i peshave të lehta UFC, McGregor nga Irlanda, lëshuan fjalë të nxehta drejtë njëri tjetrit, por tani fokusi është bartur te vetë meçi.

“Kjo është hera e parë që boksoj në një ring boksi dhe në gjashtë javë, dhe jam gati”, tha McGregor që e festonte 29 vjetorin e lindjes dhe që foli i pari e në skenë i shfaqur me një veshje tjetër të veçantë.

Kur Mayweather e mori mikrofonin ai vazhdonte të bërtiste pa ndalim, mirëpo turma e mbledhur filloi t’i kundërpërgjigjej 40-vjeçarit, dhe së bashku thërrisnin në mënyra të ndryshme në lidhje me taksat e papaguara të amerikanit, mirëpo ai u përmbajt.

“Do të flasim për këtë njeri. Njeri pa vlerë. Je si vajzë”, bërtiti Mayweather para se t’ia përmendte McGregorit humbjen nga Nate Diaz në vitin 2016-të.

Të dy boksierët tani do të kthehen në kampet e tyre respektive për t’u bërë gati për luftë, që do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, më 26 gusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme