Sport

Basketboll, Peja ndal Trepçën

Descriptive Text

Peja ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në “Karagaçi”, Peja fitoi me shifrat 79:71. Peja u kthye te fitorja, ndërsa Trepça pësoi pas tri fitoreve rresht.

Stephen Maxwell ishte më i miri te Peja me 20 pikë. Ai realizoi edhe katër kërcime. Kapiteni Dardan Berisha ishte më efikasi me 26 pikë, ndërsa shtoi edhe tetë asistime. Te Trepça u dallua Andrew Gordon me 12 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet e dyta me 42 pikë. Peja është e treta me 41 pikë.