Sport

Fernandesi zyrtarisht tek Unitedi deri në vitin 2026

Descriptive Text

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes ka firmosur kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë në “Old Trafford” deri në verën e vitit 2026, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Lajmi është bërë i ditur të premten në sajtin zyrtar të klubit anglez. Fernandes iu bashkua Unitedit në janar të vitit 2020 dhe deri më tani, ai ka shënuar 49 gola dhe ka bërë 39 asistime në 117 paraqitje në të gjitha garat. Portugezi është shprehur i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Unitedit, ekip me të cilin synon trofe.

“Prej momentit që jam bërë pjesë e Manchester Unitedit, e kam pasur një lidhje speciale me klubin dhe tifozët. Jam i lumtur që do të jem pjesë e klubit edhe për një periudhë të gjatë. Do të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar klubin që të arrij suksese”, ka thënë Fernandes 27-vjeçar.