Sport

Lojtari që ka luajtur për Zvicrën dhe Kosovën shpreson në barazim 4:4

Descriptive Text

Albert Bunjaku ka luajtur për dy përfaqësueset, që të martën do të përballen në Zuerich, Zvicrën dhe Kosovën.

Bunjaku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në ndeshjen miqësore që nis në orën 18:00 në stadiumin “Letzigrunde” të Zuerichut.

Ai do të mungojë për shkak të angazhimeve me klubin gjerman të Kategorisë së Katërt, Bonner, por shpreson në një barazim 4:4.

“Zemra ime rreh për të dy kombet – nuk do t’i harroj kurrë të gjitha ndeshjet e mia për të dy vendet. Ndihem edhe zviceran edhe kosovar”, ka thënë Bunjkau, i cili u lind në Gjilan në vitin 1983 dhe më vonë u shpërngul në Cyrih me familjen e tij në moshën 7-vjeçare.

“Ky duel do të jetë miqësor, një festë e madhe. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme me siguri – dhe po ashtu edhe loja. Një barazim do të ishte fantastike. Shpresoj për një 4:4”, ka thënë Bunjaku, raporton të martën “Blick”.