Sport

Juventusi i bashkohet garës për Rudigerin

Descriptive Text

Juventusi i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger, bëri të ditur të hënën (21 mars) “Gazzetta dello Sport”.

29-vjeçari me kampionin e Evropës, Chelsean, ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë edhe më gjatë qëndrimin në Londër, mirëpo  gjasat që ai të largohet në qershor janë të mëdha.

Interesim për mbrojtësin e Gjermanisë ka shprehur edhe Real Madridi.