Januzaj prezantohet te Sociedadi edhe me flamur të Kosovës

Januzaj prezantohet te Sociedadi edhe me flamur të Kosovës

13 korrik 2017 20:36

Adnan Januzaj është prezantuar te skuadra e tij e re, Real Sociedadi, edhe me flamurin e Kosovës dhe me flamurin kombëtar.

Ish-anëtari i Manchester Unitedit, që ka pasur paraqitje për Belgjikën, dje kompletoi kalimin nga Anglia në Spanjë duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Januzaj sot është prezantuar para tifozëve të ekipit të ri dhe ka realizuar fotografi edhe me flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar.

Emri i Januzajt ishte ndër më të përmendurit sa i përket yjeve që pritet të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, megjithatë një përgjigje definitive e tij se a do të pranojë të luajë për Kosovën apo jo ka munguar.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme