Sport

Venus Williams arrin finalen e Wimbledonit

Pesë herë kampionia, Venus Williams është kualifikuar në finale të Wimbledonit.

Ajo në gjysmëfinale e eliminoi tenisten britanike, Johanna Konta, raporton BBC.

37 vjeçarja fitoi me rezultat bindës, 6-4 6-2 në Centre Court, dhe në finale do të përballet me spanjollen, Garbine Muguruza, që sot eliminoi në gjysmëfinale Magdalena Rybarikovan me rezultat të thellë 6-1 6-1.

Williams është finalistja më e vjetër në një Grand Slam për herë të parë që nga 1994, kur Martina Navratilova kishte përfunduar Wimbledonin në vendin e dytë.