Sport

Chelsea kontratë të re Contes për të shmangur interesimin e Interit

Chelsea raportohet se do t’i ofrojë kontratë të përmirësuar Antonio Contes për të shmangur interesimin që ka shprehur Interi për trajnerin italian.

Klubi nga Serie A besohet se kanë përgatitur një ofertë prej 10 milionë funteve në vit dhe i kanë ofruar fonde të mjaftueshme për të përforcuar ekipin.

Sipas The Mirror, “Blutë” do t’i ofrojnë menaxherit rritje të mirë të pagës me shpresë që ta mbajnë në klub edhe për disa vjet.

Ish-trajneri i Juventusit besohet se fiton 6.5 milionë funte në vit në Stamford Bridge.