Sport

Salah mungon në miqësoren e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka njoftuar se Mohamed Salah nuk do të paraqitet në miqësoren parasezonale me klubin për shkak të protokollit për imigrim.

25-vjeçari iu bashkua Liverpoolit muajin e shkuar, megjithatë do të mungojë të mërkurën ndaj Tranmere Rovers për shkak se nuk e ka marrë lejen e punës nga institucionet angleze.

“Mo Salah është në ushtrime, por nuk mund të luajë për shkak të rregullave, andaj duhet të pranojmë. Duhet të provojmë të sigurojmë lejen e punës ose vizën. Nuk jam i sigurt se çfarë është, por ne do të shkojmë në Paris dhe duhet ta lëmë për një apo dy ditë këtu dhe më pas ai do të vijë. Shpresojmë që do të luajë së shpejti”, ka thënë Klopp për uebfaqen zyrtare të klubit.