Sport

Costa te Juve, punë e kryer

Sipas “SkySport Italia”, Juventusi dhe Bayern Munichu kanë arritur marrëveshje për transferimin e Douglas Costas.

Futbollisti do të kryejë nesër testet mjekësore, megjithatë klubet kanë nënshkruar kontratën e marrëveshjes.

Raportohet se ai do të kalojë fillimisht në formë huazimi për dy vjet me vlerë 6 milionë euro dhe më pas duhet të blihet për 40 milionë euro nëse plotëson kriteret e kërkuara.