Sport

Gjiganti anglez synon Harry Kane

Descriptive Text

Manchester Unitedi raportohet se është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, në rast se dështon transferimi i Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere.

Sulmuesi francez është caku kryesor i Jose Mourinhos gjatë verës dhe thuhet se ka përgatitur një ofertë prej 85 milionë funteve për të.

Sipas Daily Star, Mourinho është duke u përgatitur për një tentim të shpejtë për Kane nëse Griezmann vendos kundër kalimit në Old Trafford.