Conor McGregor ka arritur në Los Angeles për përgatitjet e fundit para përballjes me Floyd Mayweather, në duelin e madh që do të zhvillohet në Las Vegas.
Kampioni i peshave të lehta në UFC ka kaluar në boks vetëm që të përballet me amerikanin e pamposhtur më 26 gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë të shkurtër për TMZ-në, McGregor ka thënë se kundërshtari i tij është dashur të qëndrojë në pension, pasi sipas tij, humbjen veçse e ka të siguruar.
“Nuk më intereson se çfarë bën ai”, ka thënë McGregor. “Nuk më intereson. Është dashur të qëndrojë i pensionuar. Tani e ka punën pisk. Kjo është e vërteta e Zotit. Është dashur të paguajë taksat dhe të qëndrojë në pension. Dhe nuk është dashur ta thërras emrin tim”.