Sport

Juve siguron shërbimet e Douglas Costas

Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për transferimin e Douglas Costas.

Sipas SkySports, futbollisti të mërkurën do të kryejë testet për të kompletuar kalimin te Zonja e Vjetër.

Në raportim theksohet se Juve do të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e anësorit brazilian.