Sport

Milani tenton ta transferojë Modriqin

Milani e di se nuk do të mund ta transferojë Luka Modriqin nga Real Madidi gjatë kësaj vere, por mund të tentojë që ta transferojë atë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, “Rossonerët” e kanë kthyer vëmendjen te kroati, i cili i mbush 32 vjeç në shtator.

Real Madridi nuk është i interesuar për shitjen e tij, por edhe kroati duket të jetë i lumtur në kryeqytetin spanjoll, skuadër me të cilën e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën edicionin që shkoi.

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë nëse Modriq nuk do të ketë minutazhë të mjaftueshme, dhe nga ajo situatë mund të përfitojë Milani që të hidhet në sulm për ish yllin e Tottenhamit dhe Dinamo Zagrebit. Sezonin e shkuar, Modriqi kontribuoi me një gol e katër asistime në 41 ndeshje me Real Madridin.