Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta e quan sukses të argjendtën në Evropian, synon të artën në Botëror

Shpresa e Kosovës në boks, Donjeta Sadiku, e vlerëson sukses të madh medaljen e argjendtë, të fituar në kampionatin evropian për të reja dhe juniore në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku të shtunën në finalen e kategorisë deri 57 kilogramë, humbi ndaj boksieres ruse, Ludmila Vorontsova, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ajo, të dielën, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se i mungoi vetëm fati për të fituar medaljen e artë, të cilën e kishte fituar vitin e shkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Sofje u nisa për t'ia sjellë Kosovës edhe një medalje. Por nuk e kisha fatin ta sjellë të artën. Gjithsesi ndihem krenare që ia sigurova të argjendtën. Deri në finale, kisha meçe më të vështira se boksierja nga Rusia, por ndihem krenare me këtë të arritur”, ka thënë Sadiku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.