Sport

Rooney zyrtarizohet tek Evertoni

Wayne Rooney edhe zyrtarisht është futbollist i Evertonit.

Klubi nga Liverpooli ka konfirmuar rikthimin e Rooneyt në klubin e fëmijërisë, transmeton Koha.net.

Ai ka nënshkruar marrëveshje me Evertonin për dy vitet e ardhshme.

“Jemi të gëzuar të rikthejmë Rooneyn tek Evertoni. Ai nënshkruan nga Manchester Unitedi kontratë dy vjeçare. Mirëserdhe në shtëpi Wayne”, thuhet në konfirmimin e klubit të Evertonit.