Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi që punon dhe mendon për të varfrit

Në një pasdite me diell gjatë muajit maj, Neven Subotiq ishte në mesin e qindra mijëra tifozëve të Borussia Dortmundit që po shikonin finalen e Kupës së Gjermanisë, në qendrën e qytetit të Dortmundit, raporton DW.

"Pasi e kam përjetuar një finale të tillë si lojtar, gjithashtu ishte mirë që të festoja së bashku me tifozët", thotë Subotiq. "Futbolli mund të ketë një efekt shumë pozitiv, sepse ka lidhje me njerëzit. Nëse fiton në fushë, por nuk ka tifozë atëherë përfundimisht si lojtar do të ndiesh një mungesë të madhe".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Subotiq është person i popullit. Kjo është një cilësi që e ka bërë mbrojtësin 28-vjeçar ndër më të preferuarit në qytetin e Koelnit, ku luajti i huazuar nga Borussia Dortmundi në edicionin e fundit, përcjell Koha Ditore. Ai nuk është i preferuar vetëm për shkak të cilësive brenda fushës së futbollit, por gjithashtu edhe për ndikimin që e ka në jetën jashtë kësaj fushe apo stadiumi.

Në nëntor të vitit 2012, Subotiq ka lansuar fondacionin "Neven Subotiq Foundation" që synim kryesor e ka sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët, në disa prej pjesëve më të varfra të botës...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.