Sport

Sakrifica e xhudistes mitrovicase ka nisur të shpërblehet

Niveli që kanë arritur Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi ka bërë që për xhudistet e tjera, ato që po vijnë, të mos ketë thuajse fare mundësi për të shkruar histori - për të bërë diçka për herë të parë.

Por Laura Fazliu, megjithatë, ka gjetur një hapësirë për t'u futur në librat e historisë së sukseseve të mëdha të xhudisteve kosovare, shkruan sot Koha Ditore. Ajo javën e kaluar fitoi medalje të bronztë në kampionatin evropian për kadete, përkatësisht për xhudistet deri 18 vjeç.

Kështu u bë xhudistja e parë nga Kosova që fitoi medalje për grupmoshën e kadeteve.

Majlinda, Nora e Distria, sidomos e para, kanë të gjitha sukseset e mundshme në botën e xhudos, por për juniore e seniore. Për shkak të izolimit të sportit kosovar ato nuk kanë arritur të garojnë në këtë grupmoshë në nivelin e vërtetë ndërkombëtar.

Për Laurën dhe të tjerat, dyert janë hapur në moshë më të re dhe mitrovicasja ka nisur të sjellë medalje për vendin...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.