Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri Shefat Isufi fiton titullin WBO Intercontinental

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka arritur fitore të madhe, pasi e mundi kundërshtarin e tij David Zegarra, duke e hedhur në dysheme pas një goditje të fuqishme që i dha në raundin e 11-të, me çka e fitoi titullin kampion në kategorinë WBO Intercontinental.

Takimi u zhvillua në Mynih të Gjermanisë dhe kjo fitore i jep mundësi që të garojë për titullin e botës, të cilën gjë ai ka pohuar se e synon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Boksieri Isufi, ka kohë që ka nisur të përgatitet intensivisht për këtë sfidë, pasi që ky duel parashihej të jetë tejet interesant, për faktin se që të dy boksierët do të synonin ta fitojnë titullin WBO Intercontinental, raporton kp.

Kujtojmë se Isufi ka të fituar titullin WBA, PABA, IBF, kurse tani është e fitoi edhe titullin WBO Intercontinental.

Isufi deri më tani ka shënuar 24 fitore, kurse kundërshtari i tij ka arritur 31 fitore, çka tregon se Isufi ishte përball një boksieri të përgatitur mirë.