Sport

Bajraliu “mbret” i Dielli Open

Në temperatura të larta në kryeqytetet është mbyllur turneu Dielli Open, në tenis të cilin e fitoi tenisti prishtinas Granit Bajraliu pasi në finale mposhti Burim Bytyqin 2:1 me sete 6:3, 4:6, dhe 6:1.

Në setin e parë kampioni aktual i Kosovës, arriti të fitojë me vështirësi përballë tenistit prizrenas duke pasur probleme edhe me nxehtin e madh që mbretëronte, raporton KTV.

Në setin e dytë më i mirë u tregua tenistin nga Prizreni, i cili arriti të rikthehet fuqishëm për të triumfuar me shifrat 6:4, duke e barazuar rezultatin në 1:1 me sete.

Në setin vendimtar më i mirë u tregua Bajraliu i cili shfrytëzoi për mrekulli gabimet e kundërshtarit për të dalë fitues nga ky turne dhe njëherësh e mbron titullin e fituar vitin e kaluar.

Gjatë setit të fundit Burimi pësoi një lëndim në këmbë duke bërë që fundi i kësaj finale të jetë më i zbehtë pasi Graniti në vazhdim me lehtësi arriti të fitojë 6:1.

Të kujtojmë që ky ishte triumfi i tretë në këtë turne për tenistin prishtinas.

Në këtë garë të organizuar nga Federata e Tenisit të Kosovës, pati edhe pjesëmarrës nga Shqipëria, Mali i Zi, Zvicra dhe Franca.