Carlos Bacca ka arritur marrëveshje me Olympique Marseillein, por Milani dëshiron të përfitojë së paku 30 milionë euro nga ai.
Kolumbiani duket se më nuk është në planet e Vincenzo Montellas, dhe vetë sulmuesi i ka fshirë të gjitha fotot e tij me fanellën e Milanit në faqen e tij në Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “La Gazzetta dello Sport”, për Baccan, Marseille do të ishte një opsion i mirë pasi do të përfitonte 4 milionë euro në vit, plus bonuse tjera.
Qendërsulmuesi që i mbushi 31 vjet në shtator, u transferua nga Sevilla për 30 milionë euro në vitin 2015. Vitin e kaluar, ai shënoi 14 gola në të gjitha garat në 34 ndeshje.