Sport

Curry thyen një rekord tjetër për trepikësha

Descriptive Text

Stephen Curry ka thyer rekordin e tij të NBA-së për ndeshje rresht me së paku një treshe të shënuar. Ai të shtunën mbrëma udhëhoqi Golden State Warriorsin drejt fitores 123:116 ndaj Utah Jazz.

Curry realizoi treshe për ndeshjen e 158-të rresht, duke thyer rekordin që e kishte vendosur në vitin 2016 me treshe të shënuar në 157 ndeshje rresht.

Ai realizoi në total 28 pikë, ndërsa Golden State arriti të rikthehej nga një disavantazh prej tetë pikëve dhe ngadhënjeu.

Rudy Gobert ishte shënuesi më i mirë te Utah me 20 pikë e 19 kërcime.