Sport

Gjilani transferon Diar Mustafën

Pas transferimit të Fisnik Papuçit, Gjilani ka vazhduar me përforcimin e skuadrës.

Sot ka zyrtarizuar mesfushorin Diar Mustafa nga kampioni Trepça ’89, transmeton Koha.net.

“ Klubi futbollit Gjilani ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me futbollistin Diar Mustafa. Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e KF Trepça ’89. Mustafa është një përforcim i duhur për ekipin tonë, derisa afati kalimtar ende është i hapur për ardhje të reja”, thuhet në konfirmimin e klubit gjilanas.