Sport

Watfordi pëson në shtëpi nga West Hami

Descriptive Text

Skuadra e Watfordit ka pësuar disfatë në shtëpi nga West Ham Unitedi. Ekipi i trajnerit italian Claudio Ranieri, të martën u mposht me rezultatin 4:1 në ndeshjen e xhiros së 19 në Premier League.

Përkundër që kaloi në epërsi në minutën e katërt me golin e Emmanuel Dennisit, Watfordi u dorëzua përballë West Hamit që pati paraqitje dukshëm të mirë.

West Hami arriti ta rikthejë rezultatin dhe ta fitojë ndeshjen, falë golave të shënuar nga Tomas Soucek (27’), Said Benrahma (29’), Mark Noble (58’) nga penalltia dhe Nikola Vllashiq (90’+2). Me këtë fitore, West Hami ka tubuar 31 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, ndërsa Watfordi ka mbetur në pozitën e 17 me 13 pikë të mbledhura. Për Watfordin, kjo ishte humbja e 12 këtë edicion.