Sport

Pepi do t’i bashkohet Wolfsburgut

Sulmuesi amerikan Ricardo Pepi do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Wolfsburgut në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se Wolfsburgu ka fituar garën për 18-vjeçarin, i cili këtë vit ka shkëlqyer te skuadra e Dallasit në MLS.

Për kartonin e Pepit, skuadra gjermane ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim ndërsa sulmuesi do të firmos kontratë afatgjate me Wolfsburgun. Pepi ka shënuar 13 gola në 31 ndeshje për Dallasin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2026. Ai gjithashtu muaj më parë ka debutuar edhe për Përfaqësuesen e SHBA-së, ku në shtatë paraqitje ka realizuar tre gola.