Sport

Kasami shënon gol në minutën e 93-të, i siguron një pikë Baselit

Mesfushori Pajtim Kasami ka realizuar gol në minutën e 93-të për të shmangur humbjen e Baselit. Baseli të dielën luajti 2:2 me Grasshopperin, në derbin e xhiros së 18-të të Superligës së Zvicrës.

Baseli kaloi në epërsi në minutën e 45-të, por më pas Grasshopperi realizoi dy gola. Por në fund në skenë doli Kasami që me golin në kohën shtesë siguroi barazimin 2:2.

Baseli është i dyti në tabelë me 33 pikë. Grasshopperi mban vendin e gjashtë me 23 pikë.

Kasami e Taulant Xhaka startuan te Baseli. Edon Zhegrova mungoi për shkak të një lëndimi.

Te Grasshopperi, Florian Hoxha luajti në pjesën e parë. U aktivizuan edhe Ermir Lenjani e Shkëlqim Demhasaj.