Sport

Tovërlani e quan të marrë qeverinë për dështimin në stadiumin “Adem Jashari”

Trajneri i njohur kosovar Afrim Tovërlani ka kritikuar ashpër qeverinë për mospunën e bërë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Edhe pse ky stadium së fundmi u pranua nga UEFA, sot inspektori i këtij institucioni Tyrge Borno ishte ndarë i pakënaqur duke kritikuar institucionet vendore.

“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno sot, raporton KTV.

Kreytrajneri i kampionit të Kosovës, Tovërlani ka ndarë të njëjtin mendim duke i quajtur të marrë anëtarët e qeverisë.

“Marre e marri e kësaj qeverie komplet me ministra, zv.ministra, drejtorë, hamama e lesha. Kjo punë është dashur me u harru qe një vit o të mjerë edhe me e pas mbaru të ri stadiumin”, ka shkruar ai në Facebook. “Turp për të gjithë ju prej ma të voglit deri te më i madhi në qeveri”.