Sport

Norrkopingu mirënjohës për mikpritjen e përzemërt të Kosovës

Norrkopingu është ndarë shumë i kënaqur nga mikpritja që i është bërë në Kosovë, për ndeshjen e kthimit ndaj Prishtinës.

Klubi suedez ishte kundërshtari i parë i Prishtinës në garat evropiane, ndërsa shkoi tutje në Ligën e Evropës me rezultat të përgjithshëm 6-0, transmeton Koha.net.

Por, përtej futbollit është mikpritja që i është bërë në Kosovë që i ka pëlqyer ekipit suedez.

Në Twitter, Norrkopingu ka falënderuar popullin kosovar për mikpritjen, ndërsa futbollit kosovar i ka uruar suksese në të ardhmen në Evropë.

“Ne jemi shumë mirënjohës për mikpritjen e përzemërt të Kosovës dhe të gjithë popullit. Ju urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen”, thuhet në këtë postim të klubit suedez.