Sport

Shtyhet edhe ndeshja Tottenham - Brighton

Descriptive Text

Ndeshja e vikendit në Premier League ndërmjet Brightonit dhe Tottenhamit është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit te klubi londinez.

Tottenhamit iu shty edhe dueli në Ligën e Konferencës kundër Rennesit francez dhe Premier League ka thënë të enjten se është pranuar kërkesa nga Spursi për ta shtyrë duelin me Brightonin.

Qendra stërvitore e Tottenhamit është mbyllur pasi trajneri Antonio Conte ka thënë të mërkurën se tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Premier League ka thënë se bordi i vet ka vendosur ta shtyejë këtë ballafaqim të paraparë për t’u luajtur të dielën “pas udhëzimeve nga këshilltarët mjekësorë, pasi me prioritet është shëndeti i lojtarëve dhe stafit”.