Ndërkaq, Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi pas humbjes kundër Norrkoping, tha se skuadra e tij në këtë ndeshje hyri me më shumë përgjegjësi dhe e kërkoi golin, por sipas tij, pas pesë golave të pësuar në ndeshjen e parë, ka qenë vështirë të bëhet diç më shumë.
Tekniku prishtinas shtoi se Prishtinës i duhet ende kohë të përballet me skuadra të këtij niveli, raporton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo ndeshje ishte më shumë përgjegjësi, më shumë insistuam të shënohet një gol. Pas pesë golave që kemi pësuar si mysafir, ka qenë e shkurtër që ne të bëjmë më shumë. Na duhet ende kohë të përballemi më skuadra të këtij niveli. Sido qe të jetë jam i kënaqur me detyrat e lojtarëve në këtë ndeshje”, ka theksuar Thaqi.
Ai ka shtuar se ka qenë i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë, por ai është i kënaqur që në këtë ndeshje kishin hapësirën e tyre edhe lojtarët e rinj.
Prishtina u eliminua nga Liga e Evropës nga Norrkopingu duke pësuar me rezultat të përgjithshëm 6-0.